RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Putin dhe Princi bin Salman diskutojnë lidhjet dhe bashkëpunimin dypalësh

presidenti-putin-dhe-princi-bin-salman-diskutojne-lidhjet-dhe-bashkepunimin-dypalesh

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me princin e kurorës saudite, Mohammed bin Salman, kanë diskutuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin dypalësh në kuadër të grupit të prodhuesve të naftës OPEC+, transmeton Anadolu Agency (AA).

“U diskutuan çështjet e zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën politike, tregtare, ekonomike dhe energjetike, si dhe bashkëpunimi në kuadër të OPEC+ për të garantuar stabilitetin e tregut botëror të naftës”, njoftoi Kremlini.

Më shumë detaje rreth takimit nuk u shpalosën.

Të premten, Putin udhëzoi qeverinë që të specifikojë metodën për përcaktimin e çmimeve të naftës ruse dhe të produkteve të naftës së saj, pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe grupit G7 në dhjetor të vitit 2022 ranë dakord për të ndaluar kompanitë e tyre të transportit të ndihmojnë në dërgesat e naftës të transportuara nga deti, nëse ato shiten më lart se kufiri i çmimit prej 60 dollarë për fuçi.

Related posts

Thirrjet serbe për sulm nga Irani, KFOR: S’ka ndryshime në mision

Hevzi

Islanda tërhiqet nga Eurovizioni 2026 në shenjë proteste ndaj përfshirjes së Izraelit

Muhamet Ramadani

Erdoğani: Srebrenica është paralajmërim për njerëzimin, Gaza tregon se mësimi nuk është nxjerrë

Irfan Jahiu