Sulmi izraelit për të vrarë një drejtues të Hamasit dështon, vriten pesë palestinezë
Vlerësimet izraelite tregojnë se një sulm i synuar në Gaza City nuk ka arritur të vrasë Ali al-Amoudin, një figurë e lartë e krahut politik të Hamasit, raportojnë mediat izraelite.
Sulmi, i kryer mes natës të së premtes dhe shtunës, vrau pesë palestinezë, mes tyre një nënë të krishterë dhe vajzën e saj.
Radioja e Ushtrisë izraelite raportoi se vlerësimet paraprake anonin drejt dështimit të përpjekjes për eliminimin e al-Amoudit. Edhe Channel 12 tha se ishte ende herët për një përfundim përfundimtar, pasi Izraeli nuk kishte arritur të konfirmonte nëse objektivi ishte vrarë.
Sipas transmetuesit publik izraelit KAN, al-Amoudi konsiderohet një nga figurat kryesore të Hamasit në Gaza dhe një kandidat për të drejtuar zyrtarisht lëvizjen në zgjedhjet e brendshme që priten të zhvillohen.
Emri i tij nuk figuroi në listën e pesë palestinezëve të vrarë nga sulmi, ndërsa fati i tij mbeti i paqartë. /mesazhi

