RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraelitët marshojnë në Tel Aviv për të kërkuar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi

izraelitet-marshojne-ne-tel-aviv-per-te-kerkuar-lirimin-e-pengjeve-te-mbajtura-nga-hamasi

Familjet e izraelitëve të mbajtur peng nga Hamasi kanë organizuar një marshim në Tel Aviv për të kërkuar lirimin e të afërmve të tyre të mbajtur peng në Gaza, raporton Anadolu.

Qindra izraelitë mbanin në duar fotot e pengjeve të mbajtura nga grupi palestinez pas një ofensive ndërkufitare më 7 tetor.

Tubimi u mbajt mes raporteve për një marrëveshje të mundshme të shkëmbimit të të burgosurve midis Izraelit dhe Hamasit.

Katari po udhëheq përpjekjet ndërmjetësuese midis Hamasit dhe Izraelit.

Izraeli vlerëson se të paktën 239 izraelitë, përfshirë personel ushtarak dhe civil, mbahen peng nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Derisa sulmi izraelit në Rripin e Gazës vazhdon në ditën e 39-të, të paktën 11.180 palestinezë janë vrarë, përfshirë mbi 7.700 fëmijë dhe gra, si dhe mbi 28.200 të tjerë janë plagosur.

Mijëra ndërtesa, përfshirë spitale, xhami dhe kisha, janë dëmtuar ose shkatërruar në sulmet e pamëshirshme ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e rrethuar që nga muaji i kaluar.

Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.200.

Related posts

Takimi Biden-Sunak, në fokus thellimi i bashkëpunimit ekonomik

admin

Ish-ministri izraelit i Mbrojtjes: Biden i dërgoi mesazh paralajmërues Izraelit

rezart morina

Kryeministrja italiane diskuton me presidentin amerikan mbi zhvillimet e fundit në Rusi

rezart morina