RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ja pse duhet t’i konsumoni çdo ditë këto 6 ushqime

ja-pse-duhet-t’i-konsumoni-cdo-dite-keto-6-ushqime

Dhurata më e mirë që mund t’i bëni trupit tuaj, është të ushqeheni shëndetshëm.

Kështu që këtu është lista e disa nga ushqimet më të shëndetshme, që ia vlen të vendosni në pjatën tuaj çdo ditë.

Vezët janë një burim i shkëlqyeshëm i proteinave. E verdha e vezës siguron vitamina dhe lëndë ushqyese për vezën. Një nga përfitimet e mëdha të vezëve është se ato rrisin funksionin e trurit.

Kosi, për shkak të vitaminës D që përmban, kosi ndihmon në forcimin e kockave, prandaj dhe në trajtimin e osteoporozës, gjithashtu forcon sistemin imunitar.

Vaji i ullirit konsiderohet si vaji më i shëndetshëm për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të acidit oleik, i cili arrin 83% dhe i përket yndyrnave mono të pangopura. Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe mirëmbajtjen e kolesterolit të mirë (HDL) në gjak, ndërsa ndihmon në parandalimin e bllokimit të arterieve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Shafran i Indisë: Sipas studimeve, shafrani ka veti antioksiduese dhe anti-inflamatore, të cilat potencialisht mbrojnë kundër zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit.

Kanella përmban substanca që kanë efekte të forta antioksiduese dhe anti-inflamatore, me përbërësit e saj që ndihmojnë në stabilizimin e niveleve të glukozës në gjak. Në fakt, studimet tregojnë se konsumimi ditor i kanellës mund të zvogëlojë diabetin.

Verë e kuqe: Nuk mund ta imagjinoni sa shumë do të përfitoni, duke pirë një gotë verë të kuqe çdo ditë. Së pari, ul kolesterolin, mbron zemrën, kontrollon sheqerin në gjak, rrit kujtesën dhe shkatërron qelizat kancerogjene që lulëzojnë.

Related posts

Kombinimet e ushqimeve të shëndetshme që duhet të provoni për mëngjes

admin

Mos qëndroni shumë kohë ulur! Mënyra e jetesës sedentare ndikon në shëndetin e trurit

admin

Çfarë mund të shërojë uji i detit dhe çfarë funksioni ka?

rezart morina