RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ukrainë, afro 5 mijë ushtarë rusë mbeten të rrethuar në qytetin Lyman – VIDEO

ukraine,-afro-5-mije-ushtare-ruse-mbeten-te-rrethuar-ne-qytetin-lyman-–-video

Kreu i administratës rajonale Luhansk të Ukrainës, Serhiy Haidai tha se në qytetin Lyman në rajonin Donetsk janë rrethuar afro 5 mijë ushtarë rusë dhe se forcat ukrainase kanë kapur pothuajse të gjitha rrugët e daljes nga qyteti, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Haidai dha deklaratë lidhur me kundërsulmin që forcat ukrainase kanë filluar përreth qytetit Lyman.

“Rreth 5 mijë ushtarë rusë kanë mbetur në ‘kazanin Lyman‘. Forcat ukrainase kanë bllokuar pothuajse të gjitha rrugët e daljes dhe furnizimit me armë. Pas çlirimit të Lyman-it nga pushtimi, radha do t‘i vijë rajonit Luhanks”.

Përfaqësuesi i Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhiy Cherevatiy njoftoi se janë rimarrë njësitë e vendbanimeve Yampil, Novoselivka, Shandryholovo, Drobishevo, Stavky në afërsi të qytetit Lyman.

– Qyteti Lyman

Ushtria e Ukrainës vazhdon përparimin e saj drejt qytetit Lyman i cili ndodhet në rajonin Donetsk dhe i cili prej një kohe të gjatë ndodhet nën kontrollin e forcave ruse.

Cherevatiy në një deklaratë dje tha se ndodheshin në fazën e përfundimit të rrethimit të njësive ruse në qytetin Lyman.

Related posts

Muaji i Ramazanit fillon të enjten, ky është orari i agjërimit në Kosovë

rezart morina

Vrasja dhe plagosja e policëve në veri: Mbyllet pika kufitare në Bërnjak

rezart morina

Roja bregdetare turke shpëtoi 86 emigrantë të parregullt në brigjet e Detit Egje

admin