RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ngrihet alarm për sëmundje në Pakistan pas përmbytjeve shkatërruese

ngrihet-alarm-per-semundje-ne-pakistan-pas-permbytjeve-shkaterruese

Punonjësit e ndihmës shëndetësore paralajmëruan se mungesa e ujit të pastër për pije po shkakton një rritje të sëmundjeve në Pakistan, pasi numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese kaloi 1200, raportoi të shtunën BBC.

Qasja në ujë të pastër ishte problemi më i madh për ata që përpiqeshin të gjenin ushqim dhe strehim, tha organizata bamirëse mjekësore, Medecins Sans Frontieres.

Qeveria u mblodh të shtunën për të vlerësuar shkallën e përmbytjeve që kanë zhytur një të tretën e vendit.

Të paktën një në tre nga viktimat e përmbytjeve thuhet se janë fëmijë.

Rreth 1.4 milionë shtëpi u shkatërruan nga shirat rekorde që kanë prekur më shumë se 33 milionë njerëz.

Zyrtari më i lartë i menaxhimit të fatkeqësive të vendit tha se viti 2022 kishte sjellë disa realitete të ashpra të ndryshimit të klimës për Pakistanin.

“Këtë vit nuk dëshmuam një sezon pranvere – u përballëm me katër valë të nxehtit që shkaktuan zjarre në shkallë të gjerë pyjore në të gjithë vendin”, tha Akhtar Nawaz.

Unicef-i ka thënë se më shumë fëmijë janë në rrezik vdekjeje nga sëmundja në Pakistan për shkak të mungesës së ujit. /koha

Related posts

Sulmi ajror në Somali vret 15 militantë të al-Shabaab

Hevzi

Netanyahu: Izraeli nuk do të heqë dorë nga kontrolli i Bregut Perëndimor të pushtuar dhe Gazës

admin

Kolona të veturave me flamuj serbë dhe qytetarë me mjete piroteknike në Veri festojnë fitoren e Gjokoviqit në tenis

admin