RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jakov Milatoviq do të inaugurohet nesër si president i Malit të Zi

jakov-milatoviq-do-te-inaugurohet-neser-si-president-i-malit-te-zi

Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviq do të bëhet nesër në Kuvendin e Malit të Zi në Podgoricë, ku do të marrin pjesë mbi 200 personalitete, raporton Anadolu.

Ceremonia e betimit dhe marrja zyrtare e detyrës fillon në orën 12:00 në Kuvend ndërsa pas inaugurimit Milatoviq ka organizuar pritje së bashku me bashkëshorten e tij Milena në vilën Gorica.

Përgatitjet për inaugurimin janë duke ecur mirë dhe priten më shumë se 200 të ftuar, përfshirë zyrtarë nga rajoni, një numër i madh ambasadorësh jorezidentë dhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar.

Siç njoftoi dje Milatoviq, në inaugurim do të marrin pjesë shumica e krerëve të shteteve nga rajoni. Në inaugurim do të marrë pjesë edhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ndërsa ardhjen e kanë konfirmuar presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, anëtarët e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Zheljka Cvijanoviq dhe Zheljko Komshiq.

Mes zyrtarëve evropianë është e sigurt prania e Oliver Ropke, presidentit të Komitetit Evropian Ekonomik dhe Social të Komisionit Evropian (KE) si dhe i të dërguarit special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Pich.

Related posts

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Franca, Gjermania dhe Britania mbështesin thirrjet për armëpushim në Gazë

admin

Tri anije të tjera me drithë nisen nga Ukraina

admin

Konflikti në Sudan zhvendos mbi 1.3 milionë njerëz

rezart morina