RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia ekzekuton një person për vrasjen e 5 njerëzve

japonia-ekzekuton-nje-person-per-vrasjen-e-5-njerezve

Japonia të premten ekzekutoi një person pasi ai u shpall fajtor për vrasjen e pesë personave, në dënimin e parë të tillë që nga zgjedhja e Sanae Takaichit kryeministre në tetorin e kaluar, transmeton Anadolu.

Gjykata kishte konfirmuar dënimin me vdekje të Sunao Takamit, 58-vjeç, në vitin 2016, dhe ai u ekzekutua të premten, duke u bërë “personi i parë që ekzekutohet në Japoni që nga qershori 2025”, raportoi agjencia japoneze e lajmeve Kyodo me bazë në Tokio.

Ai u shpall fajtor për derdhjen e benzinës në dyshemenë e një salle pachinko më 5 korrik 2009.

Të paktën 10 persona të tjerë u plagosën në sulm.

“Kam urdhëruar ekzekutimin pas shqyrtimit të kujdesshëm dhe të hollësishëm”, u tha gazetarëve pas ekzekutimit ministri i Drejtësisë, Hiroshi Hiraguchi.

Takahiro Shiraishi, 34-vjeç, ishte personi i fundit që u ekzekutua në Japoni në qershor 2025 për “vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të nëntë personave” në Zama të prefekturës Kanagawa, pranë kryeqytetit Tokio, shtoi raporti.

Veçanërisht, në vitin 2024, një gjykatë japoneze shpalli të pafajshëm Iwao Hakamatan pas më shumë se katër dekadash në pritje të ekzekutimit.

Related posts

Kontrabanda në veri, policia publikon fotografitë – Pesë të arrestuar, një në arrati

admin

Motori i borës përplaset me shtyllën elektrike, raportohet për 4 të plagosur në Bogë

admin

Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

Irfan Jahiu