RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia lëshon alarm për cunami pas tërmetit 7.1 ballë

japonia-leshon-alarm-per-cunami-pas-termetit-7.1-balle

Japonia lëshoi sot një alarm për cunami pas tërmetit me magnitudë 7.1 ballë që goditi prefekturën jugperëndimore të vendit Kumamoto, transmeton Anadolu.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash në orën 16:28 sipas orës lokale, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.

GEOFON i Gjermanisë fillimisht mati tërmetin me magnitudë 6.4 ballë përpara se ta rishikonte atë në 6.8.

Divizioni i Menaxhimit të Fatkeqësive të Zyrës së Kabinetit të Japonisë tha se ishte lëshuar alarm për cunami për detet Ariake dhe Yatsushiro, duke u kërkuar banorëve që të largohen menjëherë nga zonat bregdetare dhe të qëndrojnë larg derisa këshillimi të hiqet.

Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme materiale.

Related posts

Egjipti blen nga Rusia 240 mijë tonë grurë për sigurinë e tij ushqimore

admin

Biden mbërrin në Hiroshima, nuk do të kërkojë falje për hedhjen e bombës atomike nga SHBA-ja

admin

Eksperti francez: Muslimanët në Francë keqtrajtohen sepse janë pasardhës të popullsive të kolonizuara

Muhamet Ramadani