RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden mbërrin në Hiroshima, nuk do të kërkojë falje për hedhjen e bombës atomike nga SHBA-ja

biden-mberrin-ne-hiroshima,-nuk-do-te-kerkoje-falje-per-hedhjen-e-bombes-atomike-nga-shba-ja

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk do të kërkojë falje për përdorimin e bombës bërthamore nga SHBA-ja kundër Japonisë 78 vite më parë, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës “Independent”, këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha se Biden i cili ndodhet në Japoni për Samitin e G7 nuk do të kërkojë falje për shkak të armës bërthamore që u përdor nga SHBA-ja 78 vite më parë në Hiroshima.

Në një deklaratën për gazetarët, Sullivan tha se në aktivitetin ku do të marrë pjesë Biden nuk do të jetë një mjedis i përshtatshëm për një gjest të tillë. “Presidenti nuk do të bëjë ndonjë deklaratë në Parkun Memorial të Paqes në Hiroshima. Me liderët e tjerë të G7 do të marrë pjesë në vendosjen e kurorës dhe do të marrë pjesë në disa aktivitete të tjera” tha Sullivan.

Ai thekson se Biden në aktivitetin në fjalë do të marrë pjesë edhe nga respekti për historinë por edhe ndaj kryeministrit japonez Fumio Kishida i cili është anëtar i Këshillit të Përfaqësuesve të Japonisë (Shuugiin) nga Zona e Parë e Hiroshimës.

– Politikanët japonezë bënë thirrje për falje zyrtare

Qyteti Hiroshima i Japonisë të cilin SHBA-ja e vendosi në objektiv me bombën e saj bërthamore më 6 gusht 1945, po bën përgatitje për të pritur Samitin e Liderëve të G7.

Në ceremoninë ku do të marrë pjesë edhe presidenti amerikan Biden, liderët e G7 do të marrin pjesë në aktivitetet për të vizituar Muzeun Memorial të Paqes në Hiroshima dhe në ceremoninë për mbjelljen e pemëve.

Disa politikanë japonezë kanë bërë thirrje që të kërkohet falje zyrtare për shkak të bombave atomike që SHBA-ja ka hedhur në qytetet Hiroshima dhe Nagasaki drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Gjithashtu edhe ish-presidenti amerikan Barack Obama i cili vizitoi për herë të parë zonën memoriale në vitin 2016 nuk kërkoi falje për përdorimin e armës bërthamore gjatë vizitës të tij.

Related posts

Lansohet masa për punësimin e qytetarëve në katër komunat veriore

rezart morina

Kurti: Rritja ekonomike sivjet 3.8%, inflacioni prej 3.3% më i ulëti në Ballkan

rezart morina

Nagavci: SBASHK-u po refuzon bashkëpunimin me Qeverinë, mësimdhënësit nga nesër t’iu kthehen shkollave

admin