RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Japonia po përballet me mjedisin më serioz të sigurisë”

“japonia-po-perballet-me-mjedisin-me-serioz-te-sigurise”

Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Yoshimasa Hayashi tha se vendi i tij ndodhet përballë me mjedisin më serioz dhe kompleks të sigurisë që pas Luftës së Dytë Botërore, transmeton Anadolu.

Në fjalimin e tij në seancën e titulluar “Ruajtja e balancës së fuqisë në Indo-Paqësor” të mbajtur në margjinat Konferencës së 59-të të Sigurisë në Mynih (MSC) të Gjermanisë, Hayashi vuri në dukje se po hyhet në përvjetorin e parë të krizës Rusi-Ukrainë. Ai tha se Japonia ka treguar pjesëmarrje me vendosmëri të fortë në sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë.

Hayashi theksoi rëndësinë se përpjekjet për të ndryshuar “staus quo”-në me forcë nuk duhet të tolerohen në asnjë vend të botës si dhe tërhoqi vëmendjen mbi tensionet në Indo-Paqësor.

Duke iu referuar aktiviteteve ushtarake në rritje në ujërat përreth Japonisë dhe testimeve të raketave balistike të Koresë së Veriut, Hayashi potencoi shqetësimet që ka lidhur me mjedisin e sigurisë të Azisë Lindore.

“Ukraina e sotme mund të jetë Azia Lindore e së nesërmes”, tha Hayashi i cili shtoi se Japonia ndodhet përballë me mjedisin më serioz dhe kompleks të sigurisë që pas Luftës së Dytë Botërore.

Related posts

Daçiç: Ballkani Perëndimor nuk do të hyjë në BE deri në vitin 2030

admin

Presidenti i Shqipërisë uron Kurtin dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhjet

Muhamet Ramadani

Hezbollahu konfirmon vd’ekjen e komandantit ushtarak Ibrahim Aqil në su’lmin ajror iz’raelit në Bejrutin jugor

admin