RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Japonia urdhëron evakuime masive për shkak të rrezikut nga përmbytjet

japonia-urdheron-evakuime-masive-per-shkak-te-rrezikut-nga-permbytjet

Mijëra njerëz në katër qytete në Japoni janë urdhëruar të evakuohen pasi meteorologët kanë paralajmëruar për përmbytje të mëdha të shkaktuara nga shiu i rrëmbyeshëm.

Rreth 18,000 njerëz në Wajima dhe 12,000 të tjerë në Suzu janë udhëzuar të strehohen në prefekturën Ishikaëa.

Rreth 16,000 banorë në Niigata dhe Yamagata po ashtu janë udhëzuar të evakuohen, raportoi BBC.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka shpallur emergjencë të shiut të dendur – nivel më i lartë alarmues – për disa pjesë të rajonit.

Mediat japoneze kanë raportuar se 12 lumenj kanë dalë nga shtretërit e tyre. Tre lumenj janë derdhur nëpër zonat e banuara.

Japonia është përballur me reshje të paprecedentë në pjesë të vendit vitet e fundit, me përmbytje e rrëshqitje dheu që kanë shkaktuar viktima.

Related posts

Macron bëhet lideri i parë francez që viziton Sri Lankën

rezart morina

“Marrëveshje, tani”- Gjetja e pengjeve izraelite të vrara, rreth 700 mijë njerëz në demonstrata! Turma “pushton” rrugët kryesore e kryqëzimet në mbarë Izraelin

admin

Bruksel, punonjësit e institucioneve evropiane protestuan kundër politikës së BE-së për Ga’zën

RTI