Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në një intervistë ka thënë se viti i ri shkollor rrezikon të fillojë sërish me probleme, “pa fajin e SBASHK-ut dhe të mësimdhënësve”.
Ai ka thënë se ka kërkuar nga Ministria e Arsimit që t’i sigurojë tekstet e reja nga klasa e parë deri në të nëntën, për t’i shmangur dallimet mes nxënësve.
Kësisoj, sipas Jasharajt, një tekst i ri do të ishte një dhuratë e shtetit për nxënësit dhe fillimin e mbarë të vitit shkollor.
Megjithëse ende nuk i ka shifrat e sakta, Jasharaj ka thënë se komunat e vogla i kanë “disi të shuara libraritë” dhe se qytetarët në këto komuna orientohen në komunat e tjera më të mëdha për t’u pajisur me libra.
Jasharaj ka theksuar se nga mossigurimi i teksteve shkollore, procesi mësimor do të dëmtohet dhe nuk do të realizohen të gjitha objektivat.
The post Jasharaj thotë se viti i ri shkollor rrezikon të fillojë sërish me probleme first appeared on Radio Televizioni Iliria.