RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jashari në Grupin e Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

jashari-ne-grupin-e-kontaktit-per-mbrojtjen-e-ukraines

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka marrë pjesë në takimin virtual të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, të udhëhequr nga Sekretari i Mbrojtjes i ShBa-së, Lloyd Austin III.

Në këtë takim virtual, Jashari shprehu gatishmërinë e FSK-së për mbështetje të Ukrainës në përballje me agresionin rus.

“Takimi u fokusua në vazhdimin e asistencës ushtarake për forcat e armatosura të Ukrainës. Shtetet anëtare të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës në mesin e të cilave edhe Kosova, rikonfirmuan mbështetjen e pakusht për Ukrainën që po vazhdon të përballet me luftën kundër agresionit rus”, thuhet në njoftim.

Pjesëtarët e FSK-së më herët kanë trajnuar ushtarët ukrainas në fushën e deminimit. Trajnimi ishte mbajtur në Britani të Madhe ku nga FSK-ja morën pjesë gjashtë instruktorë.

Related posts

“Thirrja e Ezanit” rreth 800 metra nëntokë, minatorët hanë iftar dhe pinë çaj në zemër të minierës së Trepçës

admin

Çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme

admin

Mitrovica e Veriut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

admin