RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Jep dorëheqje kryeministri i Italisë

jep-doreheqje-kryeministri-i-italise

Kryeministri i Italisë, Mario Draghi, ashtu siç pritej, dha dorëheqje pasi Qeveria e tij nuk i mbijetoi një mocioni të votëbesimit.

Dragoi paraqiti dorëheqjen e tij te presidenti Sergio Mattarella, gjatë një takimi të zhvilluar mëngjesin e 21 korrikut, njoftoi Presidenca italiane. Në njoftim u tha se Mattarella pranoi dorëheqjen dhe i kërkoi Qeverisë së Draghit të mbetet në detyrë.

Dorëheqja e Draghit ndodhi një ditë pasi koalicioni qeverisës i përbërë nga djathtistët, majtistët dhe popullistët, u rrëzua dhe bojkotoi seancën e mocionit të votëbesimit.

Draghi, 74 vjeç, u kishte bërë thirrje partnerëve qeverisës që ta mbështesnin në dhënien fund të mandatit qeverisës, në mënyrë që të sigurohej zbatimi i programit të rimëkëmbjes nga pandemia, program i financuar nga Bashkimi Evropian.

Por, tri partitë – Forca Itali e Silvio Berlusconit, Lidhja e Matteo Salvinit dhe Lëvizja Pesë Yjet – zgjodhën që të mos votojnë duke argumentuar se është e pamundur që të rikthehet besimi pasi javën e kaluar Lëvizja Pesë Yjet bojkotoi një votim të rëndësishëm, pavarësisht paralajmërimeve nga kryeministri se një gjë e tillë do të minonte koalicionin qeverisës.

Zgjedhjet e parakohshme tani pritet të mbahen në shtator ose tetor. /rel

Related posts

“Macet kanë më shumë liri se gratë afgane”- Aktorja Meryl Streep fjalim në Asamblenë e OKB-së, apel komunitetit ndërkombëtar të ndalojë represionin e talebanëve

admin

Ngërçi politik në Kosovë/ Kurti nis takimin me Abidixhikun, synohet zgjidhja politike për konstituimin e Kuvendit

admin

Kuvendi në Kosovë ‘arenë’ përplasjesh/ Tensione mes deputetëve të LVV-së dhe PDK-së, Rrustemi-Lushtakut: Mos më prek (VIDEO)

admin