RTV AHIRETI
Lajme

Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga ura e Veternikut deri në Hajvali

jepet-tenderi-1.7-milione-euro-per-zgjerimin-e-rruges-nga-ura-e-veternikut-deri-ne-hajvali

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për zgjerimin e rrugës nga ura e Veternikut deri në hyrje të Graçanicës, një segment i cili ka shkaktuar tollovi në trafik gjatë viteve të fundit.

Oferta fituese është shpallur ajo e kompanisë Papenburg & Adriani Company SH.P.K., ka njoftuar sot Zyra e prokurimit e Ministrisë së Infrastrukturës. Vlera e kontratës është 1.7 milionë euro.

Ky segment i rrugës, i cili do të zgjerohet, është i gjatë 3.66 kilometra, bëhet e ditur në dosjen e tenderit.

Afati për përfundimin e punimeve është 135 ditë pune. Rrjedhimisht, sipas këtij kriteri, punimet në këtë rrugë priten të përfundojnë pas rreth katër muajsh.

Vlera e kontratës është 1.7 milionë euro.

The post Jepet tenderi 1.7 milionë euro për zgjerimin e rrugës nga ura e Veternikut deri në Hajvali first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Palestinezi ndihmoi UÇK-në, Serbia ia ndaloi hyrjen

rezart morina

15 vjet burg për burrin që rrahu për vdekje gruan e tij

admin

Brigadat Qassam thonë se sulmuan Tel Avivin; Izraeli vendos Kupolën e Hekurt për të kapur raketa

rezart morina