RTV AHIRETI
Lajme

“Termokos”-i përmbyll sezonin e ngrohjes, Osmani: Po përfundon një nga sezonet më të suksesshme

“termokos”-i-permbyll-sezonin-e-ngrohjes,-osmani:-po-perfundon-nje-nga-sezonet-me-te-suksesshme

Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i “Termokosit”-it Fisnik Osmani. Ka thënë se po përfundon një nga sezonet me të suksesshme ngrohëse.

“Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonet më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Postimi i plotë i Osmanit:

Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. përmbyll sot sezonin e ngrohjes 2023/2024.

Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonat më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat.

Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonën e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh.

Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m².

Ky sezon ngrohës ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit.

Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohës e kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë.

NP “Termokos” do të vazhdojë të angazhohet për modernizimin e mëtutjeshëm të shërbimeve dhe realizimin e projekteve të shumëta, që do të kenë ndikim të shumëfishtë pozitiv në mirëqenien e qytetarëve tanë.

“Termokos”-i, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!

The post “Termokos”-i përmbyll sezonin e ngrohjes, Osmani: Po përfundon një nga sezonet më të suksesshme first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

KESCO propozon dyfishim të çmimit të rrymës

admin

Erdogan: Turqia mund të shqyrtojë anëtarësimin e Finlandës në NATO para Suedisë

rezart morina

Numri i të vdekurve nga tërmeti vazhdon të rritet

rezart morina