RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Jo do të thotë jo”: Grenlandezët protestojnë kundër Trumpit

“jo-do-te-thote-jo”:-grenlandezet-protestojne-kunder-trumpit

Qindra banorë të Grenlandës u mblodhën të premten jashtë një konsullate të re amerikane në kryeqytetin Nuuk për të protestuar kundër ambicies së Donald Trumpit për të pasur më shumë ndikim mbi ishullin.

Protesta është zhvilluar në fund të një jave gjatë së cilës i dërguari special i presidentit të SHBA-së në Grenlandë, Jeff Landry, bëri vizitën e tij të parë në këtë territor, i cili është pjesërisht autonom nën Danimarkën.

“Qeveria jonë i ka thënë tashmë Donald Trumpit dhe administratës së tij se Grenlanda nuk është në shitje”, tha Aqqalukkuluk Fontain, organizatori i protestës.

Hapja e konsullatës së re dhe vizita e Landryt vijnë në një periudhë përpjekjesh për të ulur tensionet diplomatike, pas kërkesave të presidentit amerikan për të pasur kontroll mbi ishullin për arsye sigurie kombëtare.

Turma prej disa qindra personash marshoi nëpër qendër të qytetit duke thirrur “Grenlanda është për grenlandaezët”.

“Mesazhi ynë është për popullin amerikan dhe për pjesën tjetër të botës”, tha Fontain, 37 vjeç, për BBC. “Në një botë demokratike, jo do të thotë jo”.

Në mesin e protestuesve, Inge Bisgaard tha për BBC-në se vizita e Landryt tregonte mungesë respekti. “Është shumë e rëndësishme të tregojmë se kjo nuk është në rregull”.

“Ne kemi frikë nga Shtetet e Bashkuara. Njerëzit sapo po rikuperoheshin nga hera e fundit në janar, kur gjithçka filloi përsëri”, tha ajo, duke iu referuar deklaratave të Trumpit për ta “zotëruar” Grenlandën.

Related posts

Media izraelite: Egjipti kundërshton vendosjen e forcave të përbashkëta me Izraelin në kufirin e Gazës

Muhamet Ramadani

KFOR-i ka nisur hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë

Muhamet Ramadani

Zyrtari i OKB-së: Vetëm 11 për qind e Rripit të Ga’zës nuk është e përfshirë nga urdhrat e evakuimit

Muhamet Ramadani