RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Joe Biden rikandidon edhe për një mandat

joe-biden-rikandidon-edhe-per-nje-mandat

Presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, njoftoi se do të garojë edhe për një mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Në një video të publikuar të martën, Biden tha se gara e 2024-s do të jetë luftë kundër ekstremizmit republikan, derisa shtoi se i duhet më tepër kohë për të arritur “plotësisht zotimin e tij për të rivendosur karakterin e kombit”.

“Kur garova për president të SHBA-së katër vjet më parë, deklarova se jemi në betejë për shpirtin e Amerikës. Ende jemi. Çështja me të cilën po përballemi është nëse në vitet në vijim kemi më shumë liri apo më pak. Më shumë të drejta ose më pak. E di se çfarë dua të jetë përgjigja dhe mendoj se edhe ju e dini. S’është koha për të qenë të vetëkënaqur. Kjo është arsyeja pse unë kandidoj”, tha ai.

Ndërsa, partia republikane reagoi pas njoftimit të Bidenit.

“Nëse votuesit e lënë Bidenin ‘të mbarojë punën’, inflacioni do të vazhdojë të rritet, shkalla e krimit do të rritet, më shumë fentanil (lloj droge) do të kalojë në kufijtë tanë të hapur, fëmijët do të vazhdojnë të mbeten prapa dhe familjet amerikane do të jenë më keq”, deklaroi zyrtarja e kësaj partie, Ronna McDaniel.

Edhe zëvendëspresidentja Kamala Harris konfirmoi se do të rikandidojë për këtë garë.

Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahen më 5 nëntor 2024 në 11 shtete dhe dy territore.

Related posts

Analiza/ Mandati i ri i Putinit, epokë me fuqi të jashtëzakonshme! Një çerek shekulli si udhëheqës i Rusisë

admin

Gjenerali turk: Do ta mbështesim Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike

RTI

Microsoft dhe Dropbox pushojnë mijëra punonjës, shkak Inteligjenca Artificiale

admin