Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s është zgjedhur Joelle Garriaud-Maylam.
Garriaud-Maylam, para të pranishmëve, ka premtuar se do të ketë angazhim maksimal në pozitën e saj të re që e ka marrë sot.
“Dua të them se me të vërtetë jam e shokuar. Ishte nder për mua që sot në mëngjes të shpallë kandidaturën time. Dëshiroj që Asambleja e jon të jetë më e fortë, të bëhet më e respektueshme duke përfshirë NATO-n dhe më gjerë”.
“Është përgjegjësi e jona të bëhemi që të jemi mbrojtje e sigurt, të bëhemi njerëz të cilët u tregojmë njerëzve tanë që nuk ka gjë më të mirë se demokracia”, ka deklaruar ajo, njofton Klankosova.tv.
Ajo do të ketë këtë pozitë për dy vjet me radhë. /klankosova