RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zyrtari i NATO-s: Lufta në Ukrainë tregon luftën e së ardhmes

zyrtari-i-nato-s:-lufta-ne-ukraine-tregon-luften-e-se-ardhmes

Ndihma e NATO-s dhe e kompanive private të teknologjisë, sipas Ndihmëssekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për Sfidat e Reja të Sigurisë, David van Weel i mundësoi Kievit të zmbraps përpjekjet ruse.

Lufta në Ukrainë tregon se si duket lufta e së ardhmes, tha për Anadolu Agency (AA), Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Sfidat e Reja të Sigurisë, David van Weel.

“Edhe pse armët konvencionale, përfshirë tanket dhe artilerinë dhe taktikat si hapja e istikameve përdoren, gjerësisht në fushën e betejës, teknologjitë moderne që Aleanca i ka ofruar Ukrainës që nga viti 2014 kanë luajtur rol kyç në forcimin e rezistencës së Kievit kundër Moskës”, tha David van Weel.

Ai theksoi se kur filloi lufta në Ukrainë më 24 shkurt, sulmet ruse nuk ishin të kufizuara në objektiva të ndjeshme dhe se Moska goditi gjithashtu hapësirën kibernetike të vendit.

Sipas tij, ndihma e NATO-s dhe e kompanive private të teknologjisë i mundësoi Kievit të zmbrapsë përpjekjet ruse.

Van Weel theksoi se inteligjenca artificiale (IA) ka ndihmuar në rritjen e përgjigjes së ukrainasve ndaj sulmeve duke i informuar ata për vendndodhjen dhe synimet e trupave ruse.

Ai tha se NATO-ja ka ekosistemin më të zhvilluar të inovacionit, i cili përfshin disa nga universitetet dhe kompanitë më të mira të teknologjisë në botë.

“Ajo që është e rëndësishme është transferimi i potencialit dhe teknologjive të tyre në përdorim ushtarak”, tha Van Weel, duke shtuar se ky është një nga prioritetet e aleancës.

I pyetur për dronët e prodhimit turk që përdor Ukraina në fushëbetejë, zyrtari i lartë i NATO-s tha se ata “luajnë rol të madh në Ukrainë”.

Ai theksoi se industria turke e dronëve është “shembull shumë i mirë i ekosistemit shumë të gjallë të inovacionit që ekziston këtu”.

“Ky është një shembull i mirë se çfarë mund të bëjë inovacioni në luftën moderne”, tha Van Weel. /trt

Related posts

Boshnjakët në Serbi duan të përfshihen në dialogun Prishtinë-Beograd

rezart morina

Sërish greva në disa aeroporte gjermane

rezart morina

Suedi: Qeveria nxjerr ushtrinë në rrugë pas konfliktit të përgjakshëm mes bandave

rezart morina