RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i jashtëm i BeH-së takon homologun e tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe

ministri-i-jashtem-i-beh-se-takon-homologun-e-tij-nga-emiratet-e-bashkuara-arabe

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Elmedin Konakoviq, është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Zhvillimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, transmeton Anadolu.

Ministri Nahyan u prit nga Konakoviq në kryeqytetin Sarajevë.

Pas takimit Konakoviq foli për agjencinë e lajmeve të BeH-së ‘FENA’.

Konakoviq theksoi se kanë marrëdhënie të mira me EBA-n dhe se potenciali i bashkëpunimit mes dy vendeve nuk është mundur të përdoret mjaftueshëm.

Ai njoftoi se nga BeH ka fluturime të drejtpërdrejta për në Abu Dabi dhe Dubai dhe u shpreh se çdo vit shumë turistë nga EBA vizitojnë vendin e tyre. Sipas tij, hapësira e bashkëpunimit është shumë e gjerë.

Konakoviq informoi se me homologun e tij Al Nahyan kanë biseduar investimet për burimet e energjisë së rinovueshme, prodhimin ushqimor dhe sistemet shëndetësore.

“Kemi biseduar për heqjen e vizës për shtetasit e BeH-së që udhëtojnë drejt EBA-s. Gjithashtu u tha se një delegacion në nivel ministrash nga EBA do të vijë në Forumin e Biznesit në Sarajevë. Këtë e shohim si një shans për të biseduar mundësitë dhe potencialet në fushat e investimit”, tha më tej Konakoviq.

Al Nahyan u prit gjithashtu edhe nga anëtari kroat i Këshillit Presidencial Shtetëror të BeH-së, Zhelko Komshiq, si dhe nga anëtari boshnjak i Këshillit, Denis Becivoric.

Related posts

Përmbytjet vdekjeprurëse në Derna, arrestohen 23 zyrtarë në Libi

rezart morina

Blinken uron Kosovën: Inkurajojmë zbatimin e zotimeve

admin

Shpërthimi i tritolit trondit Sarandën, shkatërrohet hoteli dhe dëmtohen objektet përreth

rezart morina