RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Joseph publikon foto nga Mitrovica, thotë se anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte një fillim pozitiv për shqiptarët dhe serbët

joseph-publikon-foto-nga-mitrovica,-thote-se-anetaresimi-ne-keshillin-e-evropes-do-te-ishte-nje-fillim-pozitiv-per-shqiptaret-dhe-serbet

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Uashington, Edward Joseph ka qëndruar në një vizitë në Kosovë.

Ai ka zhvilluar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, ku kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Gjithashtu, Joseph gjatë qëndrimit në Kosovë ka shkuar edhe në Mitrovicë, ku ka kujtuar edhe përvjetorin e fillimit të bombardimit të caqeve serbe nga NATO.

Joseph në platformën e tij “X”, ka shkruar se 25 vjet pas bombardimeve të NATO-s, shqiptarët dhe serbët kanë nevojë për përparim pozitiv.

“Anëtarësimi në Këshillin e Evropës do të ishte të paktën një fillim për shqiptarët dhe serbët”, thotë ai.

Ndryshe, më 24 mars janë mbushur 25 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve serbe. Aeroplanë të NATO-s bombarduan në territorin e Serbisë, Kosovës dhe Malit të Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviq dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.

Kjo është ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s që nga formimi i saj, e cila njihet edhe si ndërhyrja historike.

Related posts

Protestë jashtë GjND-së për mbështetje ndaj Gazës

admin6

Luftime të ashpra në Bahmut, raportohet për humbje të mëdha

admin

Theret me thikë një i ri në Fushë-Kosovë

rezart morina