RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Luftime të ashpra në Bahmut, raportohet për humbje të mëdha

luftime-te-ashpra-ne-bahmut,-raportohet-per-humbje-te-medha

Ukraina dhe Rusia janë duke raportuar për humbje të mëdha, teksa vazhdon beteja në qytetin ukrainas, Bahmut.

Moska është duke tentuar që disa muaj që të fitojë kontrollin e këtij qyteti në lindje të Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse janë përballur me më shumë se 1.100 vdekje në ditët e fundit, dhe ka më shumë njerëz të plagosur seriozisht.

Rusia ka thënë se ka vrarë më shumë se 220 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase në 24 orët e fundit.

Radio Evropa e Lirë nuk e ka konfirmuar vërtetësinë e këtyre shifrave.

Analistët kanë thënë se Bahmuti ka vlerë të vogël strategjike, mirëpo e ka marrë vëmendjen kryesore të komandantëve rusë, të cilët janë në kërkim të ndonjë lajmi pozitiv për Kremlinin.

Kapja e qytetit do t’i ndihmonte Rusisë në jetësimin e synimit të saj për të kontrolluar gjithë rajonin ukrainas të Donjeckut.

Donjecku është një prej katër rajoneve në lindje dhe jug të Ukrainës, që është aneksuar nga Rusia në shtatorin e vitit të kaluar, pas referendumeve që Perëndimi i ka konsideruar të rreme.

Para luftës, në Bahmut kanë jetuar rreth 70.000 njerëz, mirëpo tani vetëm pak mijëra kanë mbetur aty.

Ky qytet dikur është njohur për minierat e kripës dhe veraritë e mëdha.

Sikurse Rusia, edhe Ukraina i ka dhënë Bahmutit rëndësi politike, pasi Zelensky e ka kthyer qytetin në emblemë të rezistencës.

Sipas vlerësimeve të Perëndimit, mes 20.000-30.000 trupa ushtarake ruse janë vrarë apo janë plagosur deri më tani, në apo rreth Bahmutit. /rel

Related posts

FOTO/ Pas shtatë muajsh festime, martohet në një ceremoni luksoze trashëgimtari i miliarderit indian, Anant Ambani! Ja cilët ishin yjet botëror që morën pjesë dhe si ishin veshur

admin

Zelensky mirëpret dërgesat e tankeve dhe trajnimin e ushtarëve ukrainas

rezart morina

OKB: Pasojat e operacionit izraelit në Rafah do të ishin katastrofike

admin