RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Jovanoviq e Raçiq akuzohen për krime lufte, Themelorja u kërkon të dorëzohen

jovanoviq-e-raciq-akuzohen-per-krime-lufte,-themelorja-u-kerkon-te-dorezohen

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka ftuar të paraqiten në seancë gjyqësore Millan Jovanoviq dhe Dejan Raçiq, të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile në Kosovë.

Sipas njoftimit të së martës, Jovanoviq, i lindur në Ferizaj me nacionalitet serb, e tash me vendbanim të panjohur, akuzohet se me persona të tjerë të panjohur, të uniformuar dhe të armatosur, kanë kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.

Themelorja ka shtuar se Jovanoviq duhet të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale “të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar”.

Ndërsa, edhe Dejan Raçiq, i lindur në fshatin Videj në Klinë, i nacionalitetit serb, dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj popullsisë civile.

“Konform nenit 303 paragrafi 8 të KPPRK-së, gjykata u bënë thirrje të akuzuarit Dejan Raciq, të dorëzohet dhe të paraqitet sa më parë pranë kësaj gjykate, që kjo çështje penale të zhvillohet me prezencën e tij në seancën e caktuar me datë dhe në kohë si më lartë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore.

Ndërsa, Gjykata ka bërë thirrje që çdo informacion mbi vendndodhjen e Raçiqit, t’i komunikohet Policisë së Kosovës.

Related posts

Sot fillon Samiti për Ukrainën, Osmani në Zvicër për ta përfaqësuar Kosovën

Muhamet Ramadani

Rast i rëndë në Istog, një i rritur dyshohet se dhunoi një të mitur

Irfan Jahiu

Izraeli vazhdon sulmet ajrore në jug të Libanit, 2 të vrarë dhe 10 të plagosur

Hevzi