Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, fitoi sot një betejë ligjore mbi mundësinë e apelit kundër ekstradimit të tij në SHBA, raporton Anadolu.
Assange, i cili do të ekstradohej në SHBA me akuzat për spiunazh, tani do ta çojë gjyqin e tij në një seancë të re apeli.
Bashkëthemeluesi i WikiLeaks është përballur me 17 akuza për spiunazh, për të cilat ai mund të marrë deri në 175 vjet burg.
Assange, i cili është ndaluar në një burg në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2019, përballet me ekstradimin me akuzat për rrjedhje të dokumenteve të klasifikuara ushtarake midis viteve 2010 dhe 2011.
Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar, në një vendim thelbësor të vitit 2021, dekretoi që Assange duhej të ekstradohej, duke hedhur poshtë pohimet për gjendjen e tij të brishtë mendore dhe rreziqet me të cilat ai mund të përballet në një institucion korrektues amerikan.
Pas padisë, Gjykata e Lartë në vitin 2022 e la në fuqi vendimin, ndërsa sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel konfirmoi urdhrin e ekstradimit, duke intensifikuar betejën ligjore.
Në përpjekjen e tij të fundit për një ndryshim të vendimit, Assange po kërkon autorizim për të shqyrtuar vendosmërinë e Patelit dhe për të kundërshtuar verdiktin fillestar të vitit 2021.
Në mars, një vendim i Gjykatës së Lartë në Mbretërinë e Bashkuar i dha Assange-it të drejtën për të apeluar ekstradimin e tij në SHBA, duke vendosur kundër ekstradimit të tij të menjëhershëm në SHBA.