“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!”
Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë se sot ka vdekur imami i nderuar, më i moshuari i Komunës së Bujanocit, mulla Bejxhet ef. Idrizi.
Rahmetliu ishte imam në fshatin Samojlicë dhe për një kohë anëtar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit. Njëherësh ai ishte aktivist i shquar i KBI-së dhe kishte ixhazetname nga Medreseja e hafëz Nexhatisë në Preshevë, 1938-1946.
Varrimi i rahmetliut do të bëhet sot me namazin e ikindisë në varrezat e fshatit Bilaç.
Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet!