RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti – Lajçak: Qeveria është e angazhuar për dialog parimor, si dhe zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë

kurti-–-lajcak:-qeveria-eshte-e-angazhuar-per-dialog-parimor,-si-dhe-zbatimin-e-udherrefyesit-te-energjise

Kryeministri Albin Kurti priti në takim emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.

Siç bëhet e ditur, në takim është biseduar për mbarëvajtjen e deritanishme të takimeve, qasjes konstruktive përgjatë tërë procesit të dialogut në Bruksel, parimet, vlerat dhe synimin e këtij procesi.

Kurti ritheksoi se Qeveria e Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, e cila në qendër ka njohjen reciproke.

Në takim u bisedua edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015.

Kurti shprehi angazhimin e Qeverisë në zbatimin e tij, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë në katër komunat në veri tё vendit.

Në saje të kësaj marrëveshjeje, pas më shumë se 20 vjetësh, katër komunat në veri Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, do të kalojnë në një rend të rregullt të faturimit të energjisë.

Me këtë marrëveshje, buxhetit të Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të veriut të vendit.

Related posts

Qeveria del me njoftim zyrtar për “Trepçën”, nuk premton ekzekutimin e pagave

admin

Francezët kritikojnë mbështetjen e pakushtëzuar të Macronit për Izraelin dhe thirrjen e vonshme për armëpushim

admin

Në SHBA mbahet mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Irfan Jahiu