RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ka një arsye të veçantë pse disa njerëz *vdesin* për ushqimet pikante!

ka-nje-arsye-te-vecante-pse-disa-njerez-*vdesin*-per-ushqimet-pikante!

Ne të gjithë njohim të paktën një person që i adhuron ushqimet pikante, madje edhe thjesht një spec djegës në veçanti. Për njerëzit, që nuk i duan dhe aq shumë pikantet kjo tingëllon si çmenduri. Aq më tepër, kur kupton se ushqimet pikante mund të shkaktojnë dhimbje fizike, jo vetëm gojë, por ndonjëherë edhe në gjithë trupin.

Atëherë, pse e hamë qëllimisht dhe pse shijojmë diçka që na shkakton dhimbje? Rezulton se ka disa arsye mjaft bindëse pse njerëzit i duan pikantet!

Ushqimet pikante mund të shkaktojnë një gjendje pak a shumë “high”

Më shumë sesa një aromë, erëzat pikante janë edhe ndjesi. Ndjesia e erëzës vjen nga përbërja kimike kapsaicina, e cila është substanca që i bën specat djegës.

Kapsaicina shkakton dhimbje dhe e bën trupin të mendojë se është në rrezik. Si përgjigje, trupi lëshon endorfinë, të cilat janë hormone që shkaktojnë kënaqësi. Kjo është mënyra e trupit për t’u përpjekur të eliminojë “kërcënimin” që ndjen kur hani ushqim pikant. Ky çlirim kimik bën që disa njerëz të lidhin të ngrënit e ushqimeve të nxehta me lumturinë.

Kur trupi ndjen se është në rrezik, ai do të lëshojë gjithashtu hormonin e mbijetesës adrenalin. Me pak fjalë, për shumë njerëz, ngrënia e ushqimeve pikante është një lloj ndjesie emocionuese.

Specat djegës janë plot me veti antimikrobike

Është e arsyeshme që meqenëse kimikatet në specat djegës na shkaktojnë dhimbje, ato mund të jenë gjithashtu të dëmshme për bakteret, viruset dhe mikrobet e tjera.

Sasi të shumta kërkimesh shkencore tregojnë për të gjitha llojet e përfitimeve shëndetësore nga ngrënia e ushqimeve pikante. Kapsaicina, përbërësi kimik që gjendet tek specat djegës, është i ngarkuar me antioksidantë dhe anti-inflamatorë. Kapsaicina ka qenë gjithashtu e lidhur me përmirësimin e tretjes, një metabolizëm më të shpejtë, shëndet më të mirë të zemrës, reduktimin e rrezikut të kancerit dhe një sistem të forcuar imunitar. Me sa duket, specat djegës janë një nga superushqimet e vërteta të natyrës.

Related posts

Pesë ushqimet që luftojnë tensionin e lartë

rezart morina

Sëmundjet e veshkave – Ushqimet me kalium që duhen shmangur patjetër

admin

Si t’i mbani frutat të freskëta për 24 orë

rezart morina