RTV AHIRETI
Shëndetësi

Kafeja ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe vdekjes së hershme!

kafeja-ul-rrezikun-e-semundjeve-te-zemres-dhe-vdekjes-se-hershme!

Të pish dy deri në tre filxhanë kafe në ditë, mund të ketë një efekt pozitiv për shëndetin e zemrës. Një studim i ri botuar në CNN thotë se kafeja mund t’ju mbrojë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja e hershme.

Rezultatet sugjerojnë se konsumimi i kafesë së bluar, kafesë së çastit apo asaj pa kafeinë, duhet të konsiderohet pjesë e një stili jetese të shëndetshëm”, tha autori i studimit Peter Kistler.

Studiuesit zbuluan se ka një ulje të konsiderueshme të rrezikut të sëmundjeve koronare të zemrës dhe goditjes në tru për të tre llojet e kafesë. Megjithatë, vetëm kafeja e bluar dhe e çastit zvogëlon rrezikun për aritmi. Kafeja pa kafeinë nuk e ul këtë rrezik, sipas studimit të botuar të mërkurën në Gazetën Evropiane të Kardiologjisë Parandaluese.

Studimet e mëparshme kanë treguar se sasitë e moderuara të kafesë së zezë ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe Alzheimerit, Parkinsonit, diabetit të tipit 2, sëmundjes së mëlçisë dhe kancerit të prostatës.

Related posts

​Si të zvogëloni rrezikun e kancerit të zorrës së trashë? Këto janë 6 këshilla

admin

Mieloma e shumëfishtë: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

rezart morina

Dëllinja e zezë/ Si të përgatisni kurën për pastrimin rrënjësor të mushkërive

admin