RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i mirëpret vendimin për reduktimin e pranisë së Policisë në veri

kfor-i-mirepret-vendimin-per-reduktimin-e-pranise-se-policise-ne-veri

KFOR ka mirëpritur vendimin e institucioneve në Kosovë për të reduktuar praninë e Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës.

KFOR-i ka deklaruar se vendimi i marrë në një takim teknik të mbajtur nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i, është një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit të tensioneve dhe promovimit të dialogut.

“Në këtë drejtim, KFOR-i pajtohet se ka pasur një përmirësim të situatës së sigurisë në zonë, por është e rëndësishme të sqarohet se pikëpamja jonë nuk është rezultat i një aktiviteti të përbashkët vlerësues. Një vlerësim i përbashkët, në fakt, është një procedurë e ndryshme që kërkon veprime specifike, disponueshmëri të të dhënave dhe vlerësime sistematike në të cilat roli i KFOR-it, siç është rënë dakord ndërmjet NATO-s dhe BE-së, duhet të konsiderohet vetëm si i përshtatshëm dhe t’i nënshtrohet miratimit të komandantit të KFOR-it”, thuhet në njoftim.

Related posts

Irani dhe Kuvajti diskutojnë për “marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në rajon”

admin

Spanjë, pjesëmarrësit hodhën 130 tonë domate ndaj njëri-tjetrit në festivalin La Tomatina

admin

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi!”- Sulmi në darkën e Shtëpisë së Bardhë, çfarë u shkroi 31-vjeçari familjarëve të tij 10 minuta para se të hapte zjarr

admin