RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kamberi: Nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi

kamberi:-nen-fishkellimat-e-opozites-ka-deshtuar-perfundimi-i-seances-konstituive-ne-serbi

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin serb, Shaip Kamberi ka thënë se nën fishkëllimat e opozitës ka dështuar përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Ai ka thënë se përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita nuk ka lejuar vazhdimin e seancës.

“Teatër absurdi në parlamentin e Serbisë. Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi. Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjedhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi”, ka shkruar ai.

Tutje, ai tha se gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

“Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar”, ka thënë ai.

Related posts

Sulmet izraelite në të gjithë Libanin vranë 20 persona që nga mëngjesi i sotëm

Kushtrim Guraj

Inteligjenca britanike: Rusia përballet me vështirësi në trajnimin e rekrutëve të rinj

admin

Uragani Helene/ Të paktën 52 të vdekur në SHBA, më shumë se 3 milionë qytetarë pa energji elektrike

admin