RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kamerat e sigurisë vendosen në vilën e konfiskuar të Radoiçiqit, Haxhiu dhe Sveçla vizitojnë atë nga afër

kamerat-e-sigurise-vendosen-ne-vilen-e-konfiskuar-te-radoiciqit,-haxhiu-dhe-svecla-vizitojne-ate-nga-afer

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu kanë vizituar sot vilën e konfiskuar të ish-nën kryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Ministrja Albulena Haxhiu para mediave ka thënë se pasuria e konfiskuar e Milan Radoiçiq tashmë është nën pronësi të Ministrisë së Drejtësisë, transmeton Telegrafi.

“Mjetet e konfiskuara janë dhënë për shfrytëzim për policinë e Kosovës. Ndërsa, kemi edhe një aktvendim për disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, njëra ndër to është edhe vila luksoze e cila është konsideruar të jetë e kriminelit Millan Radoiçiq. Tashmë kjo vilë ka të vendosura kamerat e sigurisë, dhe për të përcjellur çdo lëvizje, po ashtu janë edhe policia e cila po qëndron këtu, për të ruajtur këtë pasuri të paluajtshme”, tha ministrja Haxhiu.

Ajo tha se janë edhe disa banesa, restorante e pasuri tjera të paluajtshëm që tashmë janë konfiskuar.

Ndryshe, të enjten, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një dokument me listë të gjatë të pasurisë që i është konfiskuar kreut të grupit terrorist serb Milan Radoiçiq, në veri të Kosovës.

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë – ka pranuar se ka organizuar dhe udhëhequr sulmin ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator, ku mbeti i vrarë një polic, ndërsa gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Related posts

Dhjetëra palestinezë të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës gjatë natës

rezart morina

“Dronët nga Irani, për shpërqendrim!”- Eksperti amerikan: Mund të lëshojë raketat balistike

admin

Osmani: Masakra në Podujevë, dëshmi e gjenocidit të Serbisë

admin