RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kampi Rukban në Siri po kalon edhe një Ramazan tjetër nën rrethimin e forcave të regjimit të Asadit

kampi-rukban-ne-siri-po-kalon-edhe-nje-ramazan-tjeter-nen-rrethimin-e-forcave-te-regjimit-te-asadit

Civilët në kampin Rukban në kufirin Siri-Jordani të cilët po kalojnë edhe një Ramazan tjetër nën bllokadën e regjimit të Bashar al-Asadit, kërkojnë nga Kombet e Bashkuara (OKB) që të dërgojnë në rajon ndihma humanitare.

Kampi përbëhet nga tenda të improvizuara dhe baraka prej qerpiçi që janë ngritur në mesin e shkretëtirës në jug të Sirisë dhe ndodhet në kufirin e Sirisë me Jordaninë. Në kamp strehohen rreth 11 mijë civilë që janë larguar për shkak të luftës së brendshme nga Deir Ez-Zor, pjesa lindore e Homs, shkretëtira e Homsit, Rakka dhe disa zona të Damaskut.

I formuar për civilët e larguar nga konfliktet e luftës së brendshme, kampi ndodhet nën rrethimin e forcave të regjimit që nga viti 2018 e deri më tani. Forcat e regjimit shpesh herë pengojnë hyrjen e produkteve jetike bazë në kampin Rukban si karburant, miell, ushqime, ilaçe, dru dhe qumësht për fëmijët.

Ata që jetojnë në zonën Rukban që emërtohen edhe si “kampi të vdekurve që jetojnë në shkretëtirë”, po kalojnë edhe një muaj Ramazani nën bllokadë dhe nën kushte edhe më çnjerëzore.

Forcat e regjimit të cilët me këtë mënyrë synojnë të kryejnë presion ndaj civilëve që jetojnë në kampin i cili ndodhet në një zonë nën kontrollin e opozitarëve, prej një kohe të gjatë nuk lejojnë edhe hyrjen e miellit në rajon.

Sirianët që luftojnë me papunësinë dhe jetesën e shtrenjtë në kamp, kërkojnë që të përfundojë bllokada dhe të mbërrijnë ndihmat ndërkombëtare. Furrat në kamp për të plotësuar nevojat ditore të bukës për të zhvendosurit, përdorin hime, i cili është ushqim për kafshët.

“Që nga viti 2019 askush nuk ka dërguar ndihma në kamp”

Ferham Hamad, një nga civilët që jeton në kamp me familjen e tij, tha për Anadolu se jetojnë në kushte shumë të vështira në kampin që ndodhet nën bllokadë. “Jemi nën rrethim. Prej më shumë se 3 muajsh këtu nuk ka hyrje të miellit. Ndodhemi në muajin e Ramazanit, jemi në situatë të vështirë. Nuk mund të sigurojmë bukë për fëmijët tanë. Në këtë muaj të shenjtë kërkojmë nga OKB-ja që të ndihmojnë këtë kamp”, tha Hamad.

Abdo Ebu Muhammed i cili merret me ëmbëlsira në kamp tha se ballafaqohen me probleme në furnizimin me produkte bazë në rajon për shkak të bllokadës së forcave të regjimit. “Ballafaqohemi me probleme për miell dhe bukë. Në krahasim me vitin e kaluar, në muajin e Ramazanit këtë vit nuk ka lëvizje. Edhe puna është në qetësi. Vitin e kaluar kishim shitje rreth 3 tepsi në ditë me ëmbëlsirë ndërsa këtë vit vetëm një”, tha Ebu Muhammed.

Ai thotë se njerëzve nuk u ka mbetur më fuqi përballë kushteve të vështira. “Kërkojmë nga OKB-ja dhe vendet vëllazërore fqinje që të ndihmojnë kampin Rukban. Që nga viti 2019 e deri më tani askush nuk ka dërguar ndihma në kamp. Njerëzit nuk mund ta përballojnë më këtë situatë”, tha Ebu Muhammed.

Related posts

Lista e zezë e Vulin, Kryetarja e Preshevës: Ja pse diskriminohem në kufi, nuk na tremb dot Serbia me presione e përndjekje

admin

Djali i Presidentit të SHBA shpallet fajtor, ja tre akuzat që rëndojnë mbi Hunter Biden

admin

Trupat e KFOR-it kryejnë stërvitje e patrullime me mjete të rënda në zona të ndryshme të Kosovës

admin