Të paktën pesë persona u vranë dhe një tjetër u plagos në një njësi banimi në periferi të qytetit kanadez, Toronto, të dielën në mbrëmje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Policia pasi mbërriti në vendin e ngjarjes konstatoi disa të vrarë pasi iu përgjigj një thirrjeje për të shtëna në Vaughan, një qytet në veri të qytetit kanadez të Torontos, tha James MacSween, shefi i Policisë Rajonale të Yorkut (YRP) në konferencë për media.
MacSween tha se një nga efektivët e policisë qëlloi dhe vrau të dyshuarin.
Hetimi është në fazat e hershme, theksuan oficerët e YRP-së, duke shtuar se janë në përpjekje për të kontaktuar me familjet e viktimave për t’i njoftuar për ngjarjen.
MacSween nuk dha detaje nëse i dyshuari ishte banor i lagjes apo cili ishte motivi i ngjarjes.
Six killed including gunman after active shooting at condo building in Canada’s Vaughan#Vaughan #Canada pic.twitter.com/QvCEqQQ7NF
— RuptlyNews (@RuptlyNews) December 19, 2022