RTV AHIRETI
Kuzhinë

Kërpudha të mbushura kreshmore: Racion interesant, i shijshëm dhe i lehtë!

kerpudha-te-mbushura-kreshmore:-racion-interesant,-i-shijshem-dhe-i-lehte!

Provoni këtë super recetë për kërpudha të mbushura kreshmore!

Recetë e shkëlqyeshme për ushqim të shijshëm edhe kur jeni në dietë, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 12 kërpudha të mëdha
– vaj ulliri,
– qepë të vogla (të grira imët),
– 5 thelpinj hudhre, të grirë imët,
– 3 lugë arra të grira,
– 1 domate,
– majdanoz të freskët të grirë,
– një filxhan oriz,
– kripë dhe piper sipas shijes.

Përgatitja:

Kërpudhat lani, ndani pjesën e poshtme (kërcejtë) dhe grini. Orizin zieni.

Në vaj ulliri fërgoni hudhrën, shtoni qepët e vogla, kërcejtë e grirë të kërpudhave, domaten e prerë në kube në orizin e zier.

Qitni kripë dhe piper sipas shijes dhe shtoni arrat e grira.

Të gjitha përzieni mirë dhe mbushni kërpudhat dhe radhisni në tepsi.

Piqni 15 deri në 20 minuta në furrë të nxehur më parë në 180 gradë celsius. Shërbeni të ngrohta.

Kënaquni me këtë recetë të shijshme!

Ju bëftë mirë! /Telegrafi/

The post Kërpudha të mbushura kreshmore: Racion interesant, i shijshëm dhe i lehtë! appeared first on Telegrafi.

Related posts

Speca të mbushur në tigan në mënyrën japoneze: Bëhen shumë shpejt dhe konsiderohen si një specialitet i paparë

admin

Receta e japrakut me gjethe rrushi 

admin

Sipas recetës së gjysheve tona: Bëni djathë të bardhë në shtëpi me vetëm dy përbërës

admin