RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja do të blejë 88 avionë luftarakë F-35

kanadaja-do-te-bleje-88-avione-luftarake-f-35

Ministrja e Mbrojtjes e Kanadasë, Anita Anand, tha se vendi i saj do të shpenzojë 14 miliardë dollarë për të blerë 88 avionë F-35, transmeton Anadolu Agency (AA).

Duke dolur në një konferencë për media, Anand njoftoi gjithashtu se Kanadaja do të shpenzonte më shumë në NORAD, Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, në të cilën Kanadaja është partnere me SHBA-në.

“Së bashku, këta të dy gjëra, do të forcojnë avantazhin tonë ushtarak për t’i mbajtur kanadezët të sigurt”, tha Anand.

Avionët F-35 do të zëvendësojnë flotën e vjetëruar të avionëve kanadezë CF-18. Gjithashtu, ky veprim i jep fund një polemike 12-vjeçare mbi avionët e rinj luftëtarë, pasi Kanadaja kishte njoftuar një plan për të blerë avionët F-35 në vitin 2010, por më pas u tërhoq.

Kostoja është rreth 85 milionë dollarë amerikanë për një aeroplan dhe blerja do të kryhet në faza, me 16 avionët e parë që do të dorëzohen në vitin 2026, ndërsa grupi i fundit i avionëve do të dorëzohet në fund të vitit 2031.

Bëhet fjalë për të njëjtin aeroplan F-35 për të cilin kryeministri Justin Trudeau gjatë zgjedhjeve federale të vitit 2015 tha se qeveria e tij nuk do ta blinte kurrë, sepse jo vetëm që nuk ishte i nevojshëm, por “nuk funksionon dhe është larg funksionimit”. Avioni ka pasur probleme teknike.

Ministrja Ananda tha në konferencën për media se kishte më shumë se 3.000 F-35 të prodhuara nga kompania amerikane Lockheed Martin të blera nga vende të ndryshme. Bashkë me to, Kanadaja mund të “mbrojë hapësirën e dytë më të madhe ajrore në botë”.

Related posts

LVV-ja e përjashton Haki Abazin nga Grupi Parlamentar

rezart morina

Një grua dhe një afrikano-amerikan në ekipin e NASA-s që niset rreth Hënës – VIDEO

rezart morina

Kthehen ekipet shqiptare të kërkim-shpëtimit – VIDEO

admin