RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mungesa e arsimimit, një nga shumë sfidat e fëmijëve me nevoja të veçanta

mungesa-e-arsimimit,-nje-nga-shume-sfidat-e-femijeve-me-nevoja-te-vecanta

Fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë po vazhdojnë të përballen me sfida të ndryshme, ndërsa njëra prej tyre është mospërfshirja në institucionet edukativo arsimore.

Kështu vlerësojnë drejtuesit e institucioneve për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe organizatave për mbrojtjen e personave me nevoja të veçanta.

Mospërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta në procesin edukativo- arsimor, vazhdon të mbetet njëra ndër sfidat me të cilat po përballën fëmijët me nevoja të veçanta. Se nuk është duke u respektuar parimi gjithëpërfshirës për këta fëmijë në edukim, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën edhe Avokati i Popullit, Naim Qelaj.

“Në anën tjetër kemi parë një qasje të reduktuar në arsim dhe nuk është duke u respektuar parimi i gjithëpërfshirjes në arsim për këta qytetarë. Pastaj sfidë tjetër është qasja në punësim, qasja në ofrimin e shërbimeve publike, në transportin publik dhe shumë probleme të tjera me të cilat ata përballën”, deklaroi Qelaj.

Se me të vërtetë këta fëmijë përballën me shumë sfida në kohën kur janë të përfshirë në procesin edukativo arsimor e thonë edhe drejtuesit e organizatave për mbrojtjen e të drejtave për personat me nevoja të veçanta. Fazile Bungu, nga Organizata “Hendifer” në Ferizaj, i tha Radio Kosovës se fëmijët me nevoja të veçanta nuk arrijnë të kenë rezultate si pasojë e mungesës se stafit adekuat dhe mungesës të infrastrukturës të përshtatshme për këta fëmijë.

“Fëmijët e përfshirë në arsimin e rregullt, mund të them se rezultatin që ata e arrijnë është i barabartë më zero. Kanë shumë nevojë për logopedë dhe psikologë. E shkollat edhe pse i kanë nuk merren fare me këta fëmijë. I marrin i çojnë nëpër shoqata se thonë që nuk mund të punojnë me ta. Po ashtu nuk ka infrastrukturë të përshtatshme për nevojat e tyre”, deklaroi Fazile Bungu.

Sfiduese për personat me nevoja të veçanta vazhdon të jetë infrastruktura, ku për shkak se nuk ka pjerrina të mjaftueshme dhe ashensorë të duhur, një numër i madh i këtyre personave nuk arrijnë të marrin as shërbimet që janë të nevojshme për ta.

Related posts

Parashikohet rënie e inflacionit në Kosovë

admin

Kryeministri grek hedh poshtë mundësinë e luftës me Turqinë – VIDEO

admin

Haxhiu: Mbrëmë jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori i IML-s

admin