RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kanadaja siguron 30 milionë dollarë mbështetje për Gazën

kanadaja-siguron-30-milione-dollare-mbeshtetje-per-gazen

Kanadaja, e cila pezulloi përkohësisht ndihmën e saj për agjencinë pas akuzave të Izraelit kundër punonjësve të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) njoftoi se ka nisur 30 milionë dollarë ndihmë për palestinezët në Gaza, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e bërë nga qeveria thuhet se Kanadaja ka ndryshuar qëndrimin e saj për çështjen e pezullimit të ndihmës së shumë vendeve për Agjencinë pas akuzave të Izraelit. “Kanadaja beson sinqerisht se nevoja e civilëve palestinezë për ndihmë humanitare rritet çdo orë që kalon”, thuhet në deklaratë.

Më tej theksohet se ishte e nevojshme ndërhyrja urgjente për shkak të shtrirjes së krizës humanitare në Rripin e Gazës dhe se ndihma jetike duhet të sigurohet për të arritur shpejt te civilët palestinezë. Një pjesë e konsiderueshme e ndihmës prej 30 milionë dollarësh do të transferohet përmes institucioneve të OKB-së.

Në shpërndarjen e ndihmave do të marrin pjesë Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), Fondi i OKB-së për Popullsinë, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq dhe Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare.

Gjithashtu, një pjesë e ndihmës do t’u shpërndahet atyre në nevojë përmes partnerëve të organizatës joqeveritare kanadeze.

Related posts

Rusia do t’i konsiderojë anijet drejt porteve ukrainase si ‘transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake’

admin

Izraeli vret 2 gazetarë të tjerë në Gaza

admin

Gaza, çifti palestinez martohet në kampin e refugjatëve mes sulmeve izraelite

rezart morina