RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia do t’i konsiderojë anijet drejt porteve ukrainase si ‘transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake’

rusia-do-t’i-konsideroje-anijet-drejt-porteve-ukrainase-si-‘transportues-te-mundshem-te-ngarkesave-ushtarake’

Rusia tha se do t’i konsiderojë të gjitha anijet në rrugën drejt porteve ukrainase në Detin e Zi si “transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake”, pasi Moska u tërhoq nga Iniciativa e drithërave e Detit të Zi në fillim të kësaj jave, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes ruse thuhet se vendimi do të hyjë në fuqi që nga mesnata e së mërkurës dhe se ai është marrë “në lidhje me përfundimin e Iniciativës së Detit të Zi dhe ndërprerjen e korridorit humanitar detar”.

“Rrjedhimisht, vendet e këtyre anijeve do të konsiderohen të përfshira në konfliktin ukrainas në anën e regjimit të Kievit”, thuhet më tej në deklaratë.

Gjithashtu theksohet se një numër zonash në pjesët veriperëndimore dhe juglindore të ujërave ndërkombëtare të Detit të Zi janë shpallur “përkohësisht të rrezikshme për lundrim”.

“Në përputhje me procedurën e vendosur janë lëshuar paralajmërimet përkatëse për tërheqjen e garancive të sigurisë për marinarët”, thuhet në deklaratë.

Related posts

Myftiu Tërnava po merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare “Drejt të kuptuarit sheriatik të zhvillimeve shkencore”

admin6

Uri e paprecedentë në Gaza, thotë agjencia e OKB-së

admin

Irani lëshon tre satelitë të tjerë komunikimi

admin6