Pasi Rusia mbylli tubacionin që furnizonte vendet e BE-së me gaz për një kohë të pacaktuar, duke intensifikuar krizën, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, tha se vendi i tij mund ta përballojë.
“Ne jemi të gatshëm të përballemi me mbylljen e mundshme të gazit natyror rus”, tha Olaf Scholz të shtunën.
Më pas vazhdoi: “Ne do ripërdorim aftësitë e prodhimit të termocentraleve me qymyr. Në fillim të vitit të ardhshëm, ne do të kemi mundësinë të përdorim termocentralet bërthamore të Gjermanisë Jugore, nëse është e nevojshme. Kemi përgatitur një paketë ndihme gjithëpërfshirëse për të mbështetur ata që nuk mund të përballojnë lehtësisht sfida të tilla financiare.”
Furnizimi rus vazhdon përmes Ukrainës, por shumë më pak se sa niveli i mëparshëm.