RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Stoltenberg & Blinken: Dallimet mes Greqisë dhe Turqisë të zgjidhen diplomatikisht

stoltenberg-&-blinken:-dallimet-mes-greqise-dhe-turqise-te-zgjidhen-diplomatikisht

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg komentoi marrëdhëniet greko-turke gjatë një konference të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken të premten në Bruksel, në kuadër të një takimi të NATO-s mbi luftën e Rusisë në Ukrainë.

I pyetur për të komentuar deklaratat e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ai tha se “Turqia dhe Greqia janë dy aleatë të vlefshëm”.

”Dy vendet marrin pjesë dhe kontribuojnë në NATO në mënyra të ndryshme. Çdo dallim mes tyre duhet të zgjidhet me mjete diplomatike. Në NATO kemi një mekanizëm shpërshkallëzimi përmes të cilit Turqia dhe Greqia angazhohen të japin informacion dhe mënyra për të shpërshkallëzuar çdo situatë apo sjellje të rrezikshme në Egje”, theksoi Stoltenberg.

Blinken tha se përkrah qëndrimin e Stoltenbergut duke shtuar se Greqia dhe Turqia janë “dy aleatë të vlefshëm dhe të rëndësishëm, miq të SHBA-së”.

”Ne duam t’i shohim ata t’i zgjidhin këto në një mënyrë konstruktive, përmes dialogut, ka ndodhur edhe më parë, ne presim që do të ndodhë përsëri”, shtoi Blinken.

I pyetur nëse Turqia e vë në rrezik kohezionin e aleancës nga qëndrimi i saj ndaj Rusisë dhe pranimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO, Blinken tha se agresioni rus në Ukrainë paraqet sfida për të gjithë aleatët e NATO-s.

”Ne duhet të sigurojmë që të përqendrojmë vëmendjen dhe burimet tona për mbështetjen e Ukrainës”, theksoi ai.  /atsh

Related posts

Kovaçevski bisedon me Zelenskyn: Maqedonia e Veriut do vazhdojë ta ndihmojë Ukrainë në të gjitha mënyrat!

admin

Parlamenti Evropian voton për liberalizimin e vizave për Kosovën

admin

Burgu, proces i jetës së djemve palestinezë

rezart morina