RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman do të presë në takim Zelenskyyn dhe liderë e BE-së për bisedimet mbi Ukrainën

kancelari-gjerman-do-te-prese-ne-takim-zelenskyyn-dhe-lidere-e-be-se-per-bisedimet-mbi-ukrainen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, javën e ardhshme do të presë në takim në Berlin presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe disa liderë evropianë për të diskutuar zhvillimet e fundit në negociatat e paqes, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Stefan Kornelius, tha se kancelari Merz të hënën do të zhvillojë bisedime dypalëshe fillimisht me presidentin Zelenskyy mbi mbështetjen ekonomike për Ukrainën dhe do të diskutojë iniciativat e fundit diplomatike.

“Në mbrëmje, shumë krerë shtetesh dhe qeverish evropiane, si dhe përfaqësues të lartë të BE-së dhe NATO-s do t’u bashkohen diskutimeve”, tha Kornelius, pa mos dhënë detaje të mëtejshme rreth pjesëmarrësve ose agjendës së takimit.

Dje, Merz konfirmoi se Kievi dhe aleatët e tij evropianë kanë zhvilluar një propozim të ri të paqes për Ukrainën, duke adresuar çështjet territoriale.

Kancelari gjerman tha se propozimi do të diskutohet me zyrtarët amerikanë gjatë fundjavës, duke shtuar se pjesëmarrja e SHBA-së në takimin e planifikuar të Berlinit do të varet shumë nga hartimi i përbashkët i dokumenteve mbi të cilat po punohet aktualisht.

Related posts

Të përparojë integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, thotë presidenti i KE

admin

Turqia: Azerbajxhani u detyrua të ndërmarrë masat e nevojshme në territorin e tij sovran

Muhamet Ramadani

Presidenti amerikan shpreh ngushëllime për tërmetet vdekjeprurëse në Turqi

admin