RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman Merz kërkon nga Zelenskyy që të rinjtë ukrainas të mos vijnë në vendin e tij

kancelari-gjerman-merz-kerkon-nga-zelenskyy-qe-te-rinjte-ukrainas-te-mos-vijne-ne-vendin-e-tij

Kancelari gjerman Friedrich Merz deklaroi se i ka kërkuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy të sigurojë që të rinjtë ukrainas të mos vijnë në Gjermani, transmeton Anadolu.

Duke folur në Kongresin Gjerman të Tregtisë në Berlin, Merz tha se refugjatët që mbërrijnë në Gjermani nga Ukraina në të ardhmen do të marrin ndihmë me kosto më të ulët të ofruar sipas Ligjit të Azilit, në vend të ndihmës sociale të njohur si “ndihmë për shtetësi (Burgergeld)”.

Merz tha se kjo do t’i inkurajonte këta refugjatë të hynin në tregun e punës. “Pata një bisedë të gjatë telefonike me presidentin e Ukrainës dhe i kërkova atij të sigurojë që të rinjtë nga Ukraina të mos vijnë përsëri në Gjermani në numër të madh dhe në rritje, por të shërbejnë në vendin e tyre”, tha ai.

Duke theksuar nevojën për të rinjtë në Ukrainë, Merz tha se në Gjermani do të miratohet një rregullore për të inkurajuar refugjatët të punojnë, në vend që të qëndrojnë në sistemin e ndihmës sociale.

Ai tha se qeveria e koalicionit qeverisës në Gjermani është e preokupuar veçanërisht me çështjet globale. “Lufta në Ukrainë vazhdon. Kjo luftë na sfidon jo vetëm në aspektin e politikës së sigurisë, por edhe në aspektin e politikës fiskale. Ne po përballemi me përçarje gjeopolitike në tregtinë ndërkombëtare”, shtoi ai.

Kancelari gjerman potencoi se ka edhe një mosmarrëveshje të zgjidhur pjesërisht për taksat doganore me SHBA-në.

Related posts

14-vjeçari palestinez vdes nga plagët e shkaktuara nga të shtënat izraelite në kampin Askar

Kushtrim Guraj

Rama i drejtohet Kurtit: Kosova ka të gjithë solidaritetin, mirëkuptimin dhe mbështetjen e Shqipërisë

admin

Airbnb paditet në Francë për qiratë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Muhamet Ramadani