RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Afrika goditet nga shpërthimi më i keq i kolerës në 25 vjet

afrika-goditet-nga-shperthimi-me-i-keq-i-koleres-ne-25-vjet

Afrika po përballet me epideminë më të keqe të kolerës në 25 vjet, e cila po përhapet në Burundi dhe Angola, tha të enjten një organ shëndetësor, transmeton Anadolu.

Të dhënat nga Qendra Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Africa CDC) tregojnë se mbi 300 mijë raste të kolerës janë regjistruar deri më tani këtë vit krahasuar me afërsisht 254 mijë raste vitin e kaluar, ndërsa mbi 7 mijë vdekje janë regjistruar në të gjithë kontinentin.

Drejtori i përgjithshëm i Qendrës Afrikane, Jean Kaseya tha se kolera është ende “problem i madh” me të cilin përballet kontinenti. Ai tha se duke parë trendin nga viti 2022 deri më sot, duket se çdo vit regjistrohen më shumë raste.

“Ne duhet ta vëmë plotësisht në funksion planin e reagimit ndaj kolerës të nisur në Zambia për të ndaluar trendin që po shohim në Afrikë”, tha ai. Plani i nisur në kryeqytetin e Zambias, Lusaka, në gusht, zgjat nga shtatori 2025 deri në shkurt 2026, duke mbuluar mbikëqyrjen, menaxhimin e rasteve, angazhimin e komunitetit, logjistikën dhe vaksinimin.

Rritja aktuale e kolerës tregon rritje prej më shumë se 30 për qind nga totali i rasteve të regjistruara vitin e kaluar. Angola dhe Burundi shënuan rritje të rasteve në javët e fundit, sipas të dhënave të Qendrës Afrikane, e cila i atribuohet infrastrukturës së brishtë të ujit.

Duke vënë në dukje se pa ujë të pastër është e vështirë të parandalohet kolera, Kaseya tha se Qendra Afrikane po punon me qeveritë për të adresuar problemin. Shpërthimi në Republikën Demokratike të Kongos është ende problem i madh për shkak të konfliktit dhe zhvendosjes së popullsisë, megjithëse këtë javë u pa rënie e lehtë e rasteve.

Kolera ka përfshirë 23 vende afrikane. Sëmundja shkaktohet nga konsumimi i ujit ose ushqimit të kontaminuar.

Related posts

Kryediplomatja palestineze: Gjenocidi i Izraelit ndaj popullit të Gazës nuk është ndalur

Kushtrim Guraj

Arabia Saudite financon rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë

Muhamet Ramadani

Shefja e delegacionit serb në Asamblenë Parlamentare të KiE: Serbisë i është ngushtuar rrethi, Kosova do të pranohet në Këshillin e Evropës

admin