RTV AHIRETI
Agjërimi

Kancelari gjerman rithekson “solidaritetin e palëkundur” për Ukrainën

kancelari-gjerman-rithekson-“solidaritetin-e-palekundur”-per-ukrainen

Kancelari gjerman Olaf Scholz siguroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy për “solidaritetin e palëkundur” të Gjermanisë në luftën Ukrainës kundër Rusisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Hebestreit, Zelenskyy në një bisedë telefonike informoi Scholz-in për sulmet e fundit ruse ndaj infrastrukturës kritike të Ukrainës,

Zëdhënësi tha se Zelenskyy falënderoi qeverinë gjermane për vendimin për të dërguar një bateri raketore anti-ajrore Patriot dhe transportues të blinduar të personelit Marder.

Dy liderët ranë dakord të vazhdojnë kominikimin e tyre konstruktive, duke përfshirë propozimet e Ukrainës për një zgjidhje paqësore, shtoi Hebestreit.

Vitin e kaluar, Gjermania shpenzoi mbi 12 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën, duke paralajmëruar se do të vazhdojë me një shumë të ngjashme për vitin 2023.

Gjermania e ka furnizuar Ukrainën me armë dhe pajisje ushtarake me vlerë 2,25 miliardë euro që nga fillimi i luftës më 24 shkurt, duke përfshirë obusët vetëlëvizës, tanket kundërajrore Gepard dhe sistemin kundërajror Iris-T, i cili mund të mbrojtur një qytet të tërë.

Për sa i përket shpenzimeve absolute, Gjermania renditet përpara Francës, por pas Britanisë së Madhe dhe Polonisë.




Related posts

VLERA E TEUHIDIT

rezart morina

FËMIJA ËSHTË AMANET

rezart morina

AGJËRIMI NË RAMAZAN

admin