RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman: Vendet e NATO-s dhe të BE-së nuk do të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë

kancelari-gjerman:-vendet-e-nato-s-dhe-te-be-se-nuk-do-te-dergojne-trupa-tokesore-ne-ukraine

Kancelari gjerman Olaf Scholz tha sot se vendet perëndimore nuk do të dërgojnë trupa tokësore në Ukrainë, duke hedhur poshtë sugjerimin e fundit të presidentit francez Emmanuel Macron, raporton Anadolu.

“Ajo për të cilën u ra dakord me njëri-tjetrin që nga fillimi vlen edhe për të ardhmen, domethënë që nuk do të ketë trupa tokësore në tokën ukrainase që do të dërgohen atje nga shtetet evropiane, ose shtetet e NATO-s”, u tha Scholz gazetarëve gjatë një vizite në qytetin e Freiburgut.

Komentet e tij erdhën vetëm një ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron kishte sugjeruar dërgimin e trupave tokësore perëndimore në Ukrainë, në mënyrë që të mbështesin ukrainasit në mbrojtjen e vendit të tyre kundër Rusisë.

“Nuk ka asnjë konsensus sot që trupat tokësore duhet të dislokohen në mënyrë zyrtare … por asgjë nuk duhet të përjashtohet”, tha Macron në një konferencë shtypi në Paris, pasi priti liderët perëndimorë për një konferencë për të diskutuar mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

“Ne do të bëjmë gjithçka që duhet për të siguruar që Rusia të mos mund ta fitojë këtë luftë”, tha Macron.

Related posts

Orban: Ukraina është vite dritë larg BE-së

rezart morina

Turqi, rritet në 31.643 numri i viktimave si pasojë e tërmetit

admin

Protestuesit në Turqi demonstrojnë kundër bastisjeve në Al-Aksa

rezart morina