RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman zotohet për “asnjë bashkëpunim” me partinë e ekstremit të djathtë AfD

kancelari-gjerman-zotohet-per-“asnje-bashkepunim”-me-partine-e-ekstremit-te-djathte-afd

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit me partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD) mes një debati të vazhdueshëm brenda Unionit Kristian Demokrat (CDU) të udhëhequr nga ai, rreth bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen me partinë e ekstremit të djathtë, transmeton Anadolu.

“Nuk do të ketë bashkëpunim me AfD-në nga Unioni (CDU). Ne jemi një botë ndryshe nga ajo parti. Nuk kemi asgjë të përbashkët me ta. Absolutisht asgjë”, tha Merz në kongresin e partisë rinore të CDU-së në qytetin jugperëndimor Rust.

Ai gjithashtu kërkoi nga partneri i tij i koalicionit, Partia Social Demokrate (SPD), të shtojë përpjekjet për të ndaluar ngritjen politike të AfD-së.

“Mandati për ta shtyrë prapa këtë parti nuk është një mandat i drejtuar vetëm neve. Është gjithashtu një mandat i drejtuar, ndoshta më shumë se kurrë, Parisë Social Demokrate të Gjermanisë”, tha Merz.

Duke iu referuar zgjedhjeve të kaluara, kancelari gjerman tha se “SPD-ja aktualisht është në procesin e humbjes së një pjese të konsiderueshme të votuesve të saj në favor të kësaj partie”.

Komentet e kancelarit Merz vijnë pas një diskutimi të vazhdueshëm brenda partisë së tij të qendrës së djathtë në lidhje me trajtimin e AfD-së para disa zgjedhjesh shtetërore vitin e ardhshëm, midis tyre dy në shtetet lindore të Gjermanisë, ku AfD-ja kryeson rreth 40 për qind në sondazhe, shumë përpara të gjitha partive të tjera.

AfD-ja aktualisht është partia më e madhe opozitare në parlament.

Related posts

Zyrtari i lartë i NATO-s në Prishtinë, Ulutas e njofton me aktivitetet e KFOR-it dhe për përkrahjen për Dialogun

Muhamet Ramadani

Ekstradohet në SHBA një anëtar kyç i kartelit Sinaloa, El Nini ‘ushtar’ i djemve të mbretit të drogës El Chapo

admin

Microsoft dhe Dropbox pushojnë mijëra punonjës, shkak Inteligjenca Artificiale

admin