RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Papa Françesku: Pushtimi nga migrantët alarm fals

papa-francesku:-pushtimi-nga-migrantet-alarm-fals

Nuk ka pushtim emigrantësh, kjo është propagandë alarmante, tha sot papa Françesku në Marsejë.

Papa tha se ”porte të ndryshme të Mesdheut janë mbyllur”.

”Dhe, dy fjalë rezonuan duke nxitur frikën e njerëzve, pushtim dhe emergjencë”, shtoi ai.

”Por, ata që rrezikojnë jetën në det nuk pushtojnë, kërkojnë mikpritje, kërkojnë jetë”, nënvizoi ai.

”Për sa i përket urgjencës, fenomeni migrues nuk është edhe aq një urgjencë e përkohshme për përhapjen e propagandës alarmante, por një fakt i kohës sonë, një proces që përfshin tre kontinente rreth Mesdheut dhe që duhet të qeveriset me largpamësi, me përgjegjësi evropiane”, theksoi papa.

Papa Françesku e nisi ditën e sotme me një takim me migrantë në Marsejë, e cila do të përfundojë me një meshë gjigante në stadiumin ”Velodrome”.

Pas një nate në kryepeshkopatën e qytetit, Françesku shkoi herët në mëngjes tek “misionarët e bamirësisë”, urdhri i themeluar nga Nënë Tereza, në Saint-Maura, një lagje shumë e varfër afër qendrës, ku murgeshat ofrojnë ndihmë sociale. /atsh

Related posts

Furgoni i policisë që e transportonte u përplas nga një mjet dhe më pas persona të armatosur qëlluan mbi efektivët duke vrarë dy prej tyre, vazhdon “gjuetia” për të burgosurin e arratisur

admin

Lufta në Lindjen e Mesme/ Ndihmat në Gaza nuk janë të mjaftueshme, rritet frika nga uri e afërt. Negociata për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit përparojnë

admin

“BE-ja përgatit pako sanksionesh ndaj Kosovës”

admin