RTV AHIRETI
Lajme

Të paktën 11 të vdekur pas sulmit rus në Kryvyi Rih

te-pakten-11-te-vdekur-pas-sulmit-rus-ne-kryvyi-rih

Sulmi në Kryvyi Rih ka lënë të vdekur të paktën 11 civilë dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë, sipas zyrtarëve lokalë.

Nga 25 të plagosurit, dy pësuan djegie të rënda dhe janë në gjendje kritike, tha kryemjeku i një prej spitaleve të qytetit, raporton skynews.

Granatimet e një blloku apartamentesh pesë-katëshe lënë të vdekur katër persona ndërsa shtatë vdiqën në një sulm në magazinë ku ruheshin pije të gazuara.

Grupi Wagner mund të largohet nga Ukraina, ka thënë Prigozhin

Lexo po ashtuGrupi Wagner mund të largohet nga Ukraina, ka thënë Prigozhin

Asnjë nga objektivat nuk kishte lidhje ushtarake, tha kryebashkiaku, Oleksandr Vilkul.

Olha Chernousova, e cila jeton në bllokun e apartamenteve, tha se ajo u zgjua nga një shpërthim dhe u hodh nga shtrati pas një vale shpërthimi.

Në një pjesë tjetër të ndërtesës ishte Ihor Lavrenenko, i cili tha se dëgjoi dy shpërthime.

“U zgjova nga shpërthimi i parë, i dobët, dhe shkova menjëherë në ballkon. Më pas i dyti shpërtheu; pashë nga ballkoni im teksa binin mbeturinat”, tha ai. /Telegrafi

Related posts

OKB: Forca e stabilizimit në Gaza duhet të ketë legjitimitet ndërkombëtar

RTI

Abazoviq: Në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995 është vrarë njerëzimi

admin

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Muhamet Ramadani